Chelsea pëson në fund të takimit, ndalet nga Brighton

Chelsea ka barazuar ndaj Brighton në ndeshjen e xhiros së 20-të në Premier League.

Rezultati përfundimtar i takimit ishte 1-1, me një gol të shënuar nga mysafirët në minutat e fundit, shkruan Gazeta Olle.

 

Golin e parë për vendasit e shënoi qendërsulmuesi Romelu Lukaku, duke realizuar me kokë pas harkimit të Mason Mount (28′).

Megjithatë, Brighton nuk u dorëzua, pasi në pjesën e dytë luftuan shumë për golin e barazimit.

 

Dhe atë e arritën me golin e Welbeck që shënoi bukur me kokë për t’i ndihmuar mysafirëve të arkëtojnë një pikë (90+2).

Me këtë barazim, Chelsea renditet në pozitën e dytë me 42 pikë, derisa Brighton ngritet në pozitën e 10-të me 24 sosh.

/Gazeta Olle/

Statuja e Cristiano Ronaldo-s përçan opinionin në Indi, kjo është arsyeja

Dejvi Bregu “Topi i Artë 2021”, FSHF shpall edhe formacionin më të mirë të vitit