Chelsea pas kapitenit të Liverpoolit

Chelsea po përgatitet që tani për afatin kalimtar veror.

Skuadra londineze, Chelsea, pritet të ketë një verë të nxehtë në tregun e futbollistëve.

Sipas mediave britanike, krerët e Chelseat janë duke kërkuar shërbimet e kapitenit të ri të The Reds, Jordan Henderson.

Ky i fundit ka refuzuar ofertën e Liverpoolit për vazhdimin e kontratës me pagë javore 80 mijë funte dhe kjo ka alarmuar Jose Mourinhon.