Chelsea nuk këndellet (VIDEO)

Chelsea nuk ka arritur ta mposhtë Southamptonin para publikut të vet në Stamford Bridge, për të pranuar vetëm një barazimi prej 1-1.

Ndeshja ishte e jashtzakonshme nga fillimi i takimit me Blutë që erdhën prej një eliminimi të rëndë nga PSG në mesjavën e kaluar.

Megjithatë, kjo nuk ndikoi që pas 11 minutash lojë një harkim nga Ivanovic të shndërrohet në gol me kokë nga Diego Costa për epërsinë e Chelseat.

Kjo epërsi zgjati vetëm tetë minuta. Tadic nga pika e bardhë e shrytëzoi rastin dhe baraozi për 1-1.

Deri në fund Southamptnoi rrezikoi shumë, teksa dominimin e kishte Chelsea, por gola më nuk pati.

Pas kësaj ndeshje Chelsea udhëheq në tabelë me 64 pikë, vetëm gjashtë pikë më shumë se Manchester City që dje pësoi humbje nga Burnley. Chelsea ka një ndeshje më pak të zhvilluar se sa Arsenali dhe City. Arsenali është vetëm shtatë pikë larg.