Chelsea në shitje, ky është 86-vjeçari cili mund të blejë klubin londinez

Kandidati i parë zyrtar që mund të blejë klubin e Chelseat është miliarderi zviceran, Hansjörg Wyss.

86-vjeçari është themelues i kompanisë “Synthes USA” në vitin 1977, e cila merret me prodhimin e pajisjeve mjekësore (proteza).

“Synthes USA” është prodhuesi më i madh në botë i implanteve për të korrigjuar frakturat në kocka.

Wyss e shiti kompaninë te “Johnson & Johnson” në vitin 2012 për 20.2 miliardë dollarë. Në 2017-ën, “Synthes” u bë pjesë “DePuy” dhe prej 2017-ës, “DePuy Synthes” ndërtoi implantet 3-D të titaniumit për rindërtimin e pjesëve të fytyrës.

Sipas revistës “Forbes”, Wyss ka një pasuri personale prej 5 miliardë eurosh.

Sot ai ka aksione në kompanitë e bioteknologjisë “NovoCure” dhe “Molecular Partners”. Wyss është edhe një filantropist i njohur. Qindra milionë euro të pasurisë së tij i ka dhuruar për bamirësitë ambientale, ndërsa së fundmi ka mbështetur edhe kauzat politike.

“Është mes njerëzve më filantropistë në botë”, e përshkruan “Forbes” njeriun i cili në vitin 2013 firmosi fushatën “The Giving Pledge”, e cila inkurajon njerëzit më të pasur për të dhuruar shumicën e pasurisë së tyre për kauzat filantropike.

Nëse Wyss do të blejë Chelsean nga Roman Abramovich, atëherë ky do të bëhej investimi i parë në sport për 86-vjeçarin, i cili nuk ka pasur kurrë më parë të bëjë me një klub futbolli.

Peja triumfon ndaj Tiranës në Ligën Unike

Rrahmani flet për luftën për titull dhe ecurinë me Napolin