Chelsea në krizë të rezultateve, Pochettino: Ndjesë tifozëve, po vuajmë presionin

Chelsea vazhdon t’u shkaktojë dhimbje tifozëve. Skuadra e Pochettinos u mposht 2-4 në “Stamford Bridge” nga Wolves.

Humbja e dhjetë sezonale për Chelsean dhe 39 gola të pësuar, statistika për një skuadër që garon për mbijetesën.

Trajneri argjentinas kërkon falje për performancën e dobët dhe dështimin e radhës në Premier League.

Ndjesë tifozëve, më vjen keq për ta. Po e ndjejmë shumë presion. Dhe për momentin nuk po arrijmë të jemi në nivelin e historisë së klubit.

Kjo është e vërtetë, duhet pranuar. Duhet të jemi kritikë ndaj vetes. Por, ne nuk do të dorëzohemi”, u shpreh Pochettino.

Chelsea, mbrojtja e shtatë më e dobët e kampionatit anglez, renditet në vendin e 11-të, me vetëm 31 pikë të grumbulluara në 23 takime. /Gazeta Olle/

Arsenali fiton me spektakël ndaj Liverpoolit dhe rihap garën për titull

Prizreni pëson humbje edhe nga Ylli