Chelsea miliona për lojtarin e Valencias

Chelsea dëshiron të përforcoj mesfushën për edicionin e ardhshëm.

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho është fans i madh i mesfushorit të Valencias, Andre Gomes, i cili këtë edicion po shkëlqen në Spanjë.

Chelsea ka bërë gati 30 milionë euro për mesfushorin portugez dhe Mourinho nuk do të dorëzohet edhe nëse Valencia refuzon ofertën e parë.

Gomes është vetëm 21 vjeçar dhe shquhet për elegancën e tij në mesfushë dhe për pasimet e tij të sakta.