Chelsea kalon në gjysmëfinale të Kupës Carabao

Chelsea është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës Carabao.

Të martën, Blutë mposhtën Newcastlen pas goditjes së penalltive. Koha e rregullt përfundoi baras 1:1.

Në fakt, Newcastle pati epërsinë që nga minuta e 16-të kur shënoi Callum Wilson.

Chelsea barazoi krejt në minutat e fundit të ndeshjes përmes Mykhailo Mudryk, i cili shfrytëzoi gabimin e Kieran Trippierit për ta barazuar rezultatin dhe ta dërgojë ndeshjen në penallti.

Për ta konfirmuar natën e keqe, Trippier ishte i vetmi që gaboi në ekzekutimin e penalltisë. Chelsea triumfoi 4:2.

Te Chelsea, nga minuta e 30-të luajti edhe Armando Broja.

Në gjysmëfinale janë kualifikuar Fulhami e Middlesbroughi. Ndërsa Liverpooli dhe West Hami luajnë nesër.

Çeku: Për stadiumin nacional merret vendimi përfundimtar vitin e ardhshëm

Frosinone shkruan historinë, eliminon Napolin dhe kalon në çerekfinale