Chelsea ka oferta për Brojën, por ende nuk ka vendosur për të ardhmen e shqiptarit

Chelsea thuhet se do të bllokojë çdo përpjekje nga secili klub që do të nënshkruajë me Armando Brojën.

Blutë janë të bekuar me një numër sulmuesish të talentuar në skuadrën e tyre, por më të mirët aktualisht janë Cole Palmer dhe Raheem Sterling.

Broja është paraqitur për vetëm 167 minuta në të gjitha garat këtë sezon, pasi sapo është kthyer nga një pushim i gjatë për shkak të një dëmtimi, ku nuk ishte në aksion deri në gusht, përpara se komplikimet ta ndalonin për disa ndeshje të tjera.

Megjithatë, ai ka shënuar një herë dhe ka asistuar një herë dhe Chelsea i beson shumë dhe besojnë që lojtari është i denjë dhe do t’i jepet për më shumë mundësi.

Broja ka mundësi të largohet që në janar, pasi ekziston një ofertë nga Fulham, por Chelsea do të duhej të siguronte një sulmues të ri përpara se të linte Broja të largohej.

Për këtë Blutë nuk do ta lënë fare të largohet, shkruan Football Insider.

Përzgjedhësi i Spanjës: Kujdes Shqipërinë, janë shumë të rrezikshëm

Vendimtar goli i Gattit, Juventusi mposht Napolin