Chelsea i kërkon Realit 99 milionë euro për këtë lojtar

E përditshmja spanjolle, ‘AS’, raporton se Real Madridi është duke shikuar të sigurojë shërbimet e portierit të Chelseas, Thibaut Courtoisit.

Sidoqoftë, një transferim i tillë është shumë i vështirë për t’u ndodhur pasi Chelsea kërkon plotë 99 milionë euro për portierin e tyre.

‘Los Blancos’ dëshirojnë që patjetër në këtë verë të transferojnë një portier të rangut të lartë botëror, për të gjetur zëvendësuesin e Casillasit, i cili pritet të largohet nga madrilenët.