Chelsea futet fuqishëm në garë për Messin, Abramovich e vlerëson shumë argjentinasin

E ardhmja e Lionel Messit për momentin është një mister që çdo kush kërkon ta zbulojë.

Nëse më parë në garë ishin vetëm dy klube PSG dhe Manchester Citi, kampionët e Evropës, Chelsea, ka dalë në skenë.

Gazeta spanjolle ‘AS’ ka zbuluar një plan të çmendur të Roman Abramovich i cili ka kontaktuar një ndërmjetësues anglez që të dëgjojë kërkesat e Lionel Messit.

Argjentinasi është lojtar i lirë dhe transferimi i tij nuk ka kosto, por problem mbeten kërkesat ekonomike që për Abramovich nuk do të ishin problem.

Ideja më e fundit e Chelseat është të shpejtojë tratativën për Lukakun dhe të dëgjojë kërkesat e Messit, në mënyrë që të krijojë një super skuadër konkurruese.

City nga ana tjetër zyrtarizoi mesfushorin Grealish ditën e djeshme për shumën e 100 milionë funteve dhe për momentin një transferim i Messit është i tepërt, ndërsa PSG-ja ka probleme me UEFA-n mbi transferimet pa kriter vitet e fundit.

Skenar i bujshëm ky i zbuluar nga gazeta spanjolle i cili tregon dhe nivelin ekonomik të klubeve evropiane.

Kosova përballë Andorrës në gjysmëfinale

Zyrtare: Viktor Kuka futbollist i ri i Vëllaznimit