Chelsea ka shënuar fitore si mysafir ndaj Watford me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 14-të të Ligës Premier.
Disa minuta pasi nisi ndeshje u ndërpre pasi një tifoz në shkallët e Stadiumit kishte nevojë për ndihmë.
Pas më shumë se gjysmë ore skuadrat u kthyen në fushë për ta vazhduar ndeshjen.
Në minutën e 30-të të takimit ishte Mason Mount që përfitoi nga një pasim i Kai Havrt për të shënuar për 1-0.
Pa u mbyll pjesa e parë Emmanuel Dennis shënoi për t’i barazuar shifrat në 1-1.
Chelsea në pjesën e dytë bëri disa ndryshime, duke tentuar fitoren.
Goli i epërsisë erdhi në minutën e 73-të, kur Hakim Ziyech që shënoi për 2-1.
Deri në fund gola nuk kishte dhe Chelsea mori fitoren e dhjetë sezonale dhe me 33 pikë mbetet lider në Ligën Premier.