Chelsea fiton me vështirësi dhe kalon në çerekfinale të Kupës FA

Chelse ka kaluar në çerekfinale të FA Cup, pasi ia doli të eliminonte me shumë mund Leeds United me rezultat 3-2.

Të parët që shënuan ishin mysafirët, që realizuan në minutën e tetë nëpërmjet Joseph.

Por, Blutë u këndellën shpejtë, duke shënuar me anë të Nicolas Jackson në minutën e 15-të, me Moise Caicedon që ishte asistuesi.

Në minutën e 37-të, Mykhaylo Mudryk realizoi për 2-1, ndërsa u asistua prej Raheem Sterling.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën ishte një dramë e vërtetë.

Joseph shënoi sërish për Leeds United, tani për rezultatin 2-2, ndërsa Anthony ishte përsëri asistuesi në minutën e 59-të.

Chelsea u mundua deri në fund që të rikthente epërsinë dhe këtë e arriti me anë të Conor Gallagher që realizoi në minutën e 90+1-të.

I mjaftojnë vetëm 52 sekonda, Albion Rrahmani shënon gol

Interi i pamëshirshëm, nënshtron Atalantën dhe marshon drejt titullit