Chelsea fiton me rezultat të pastër ndaj Bournemouthit

Rikthimi i sezonit në Ligën Premier e ka rikthyer Chelsean te fitorja që arriti të triumfojë përballë Bournemouthit (2-0) në Stamford Bridge.

Blutë vinin pas tri humbjesh radhazi në kampionatin anglez dhe në dy sfidat e mëparshme kishin barazuar, që do të thotë se nuk e kishin shijuar fitoren në pesë ndeshje.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 16-të kur Kai Havertz pranoi një asistim para portës nga Raheem Sterling dhe e futi në rrjetë.

Rezultati u dyfishua pas 24 minutash lojë. Havertz reagoi më mirë duke e kthyer topin për Mason Mount dhe ky i fundit shënoi një gol të bukur nga jashtë zonës.

Në fund të gjysmës së parë, Christian Pulisic ia doli ta fuste topin në portë, mirëpo gjyqtari Simon Hooper e anuloi golin për shkak të një ndërhyrjeje të palejuar.

Gjysma e dytë ishte më pak dinamike se fraksioni i parë, megjithatë nuk munguan rastet për të shënuar. Por, në këtë pjesë të lojës nuk pati gola.

Me këtë fitore, Chelsea është ngritur në kuotën e 24 pikëve, aq sa ka edhe Brightoni në vend të shtatë në tabelë. Bournemouthi qëndron në pozitën e 14 me 16 pikë të grumbulluara.

Ademi: Licencimi është bërë temë shkaku i rëndësisë së futbollit

Rabiot tregon një prapaskenë interesante me Mbappen: Ndryshon tërësisht para kamerave