Chelsea fiton Champions Leaguen për të rinjtë

Skuadra e Chelseat e ka fituar Champions Leaguen për të rinjtë nën moshën 19-vjeçare, duke e mposhtur Shakhtar Donetskun në finale me rezultat 3:2.

Protagonist kryesor në fitoren e vendësve në këtë takim ishte Broën që shënoi dy gola, ndërsa me një gol kontribuoi edhe 17-vjeçari Solanke.

Dy golat për ukrainasit i shënuan Christensen dhe Kovalenko, por që nuk mjaftuan për të marrë trofeun e shumë kërkuar.

Chelsea në këtë mënyrë merr titullin që edicionin e kaluar ishte fituar nga Barcelona, duke e mbyllur kompeticionin me plot 36 gola të shënuar. /Gazeta Olle