Chelsea është kampion i ri i botës për klube

Chelsea ka mposhtur Palmeirasin me rezultat 2-1 në vazhdime, në kuadër të finales së Kupës së Botës për klube të organizuar nga FIFA.

Finalja në pjesën e parë nuk solli pothuajse asgjë, pasi dy skuadrat nuk kishin asnjë rast për ta përmendur.

Mason Mount nuk mundi ta vazhdojë ndeshjen, pas një lëndimi, ndërsa në vend të tij u fut Christian Pulisic.

Pjesa e dytë ishte më atraktive, pasi dy skuadrat filluan të kërkonin më shumë golin.

Chelsea kaloi në epërsi në minutën e 55-të, kur Callum Hudson-Odoi asistoi te Romelu Lukaku i cili shënoi për 1-0.

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1492555930017226752

Pas dy minutash Chelsea ka mundur të shtojë epërsinë, por goditja e Pulisic, nuk ishte e saktë.

Në minutën e 62-të, njëri nga mbrojtësit londinez luajti me dorë në zonë dhe pas rishkimit në VAR, u vendos për penallti në të mirë të Palmeiras..

Raphael Veiga ishte i saktë nga pika e bardhë duke e mposhtur Edouard Mendyn për 1-1.

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1492558368807944194

Chelsea ka mundur ta kthejë epërsinë në minutën e 73-të, por sërish Pulisic nuk arriti të shënojë nga një pozicion i mirë.

Deri në fund gola më nuk kishte dhe skuadrat shkuan në vazhdime.

Pjsa e parë prej 15 minutash nuk solli asgjë të veçantë, duke mos rrezikuar shumë portat kundërshtare.

Në minutën e 115-të ndodhi momenti vendimtar i ndeshjes ku Chelsea fitoi penallti.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Kai Hvartz që shënoi për 2-1.

https://twitter.com/LDNFootbalI/status/1492574646977404937

Deri në fund më gola nuk kishte dhe Chelsea fitoi finalen e madhe, duke u shpallur kampion i botës për klube.

Vjen reagimi i Feronikelit pas humbjes së thellë nga Drita: Ëndrrat e skuadrave të Superligës për të na mposhtur me rezultate të tilla po bëhet realitet

Rasti i pabesueshëm që Ronaldo humbi ndaj Southamptonit, duke konfirmuar formën e tmerrshme që po kalon