Chelsea e nis për mrekulli sezonin e ri, fiton me lehtësi ndaj Crystal Palace

Chelsea ka fituar me rezultat të pastër 3-0 në shtëpi ndaj Crystal Palace në ndeshjen e parë të sezonit 2021/22 në Ligën Premier.

Blutë e Londrës e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri duke fituar takimin e parë para tifozëve të tyre në ‘Stamford Bridge’.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Bluve, të cilët përveç rasteve të shumta, shënuan edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 27-të dhe ishte Marcos Alonso, i cili shënoi një supergol nga goditja e dënimit për epërsinë 1-0.

Në minutën e 40-të ishte amerikani Christian Pulisic, i cili shënoi për 2-0 dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, përsëri Chelsea ishte skuadër më e mirë, menaxhoi lojën, krijoi raste dhe shënoi edhe një gol tjetër për të siguruar fitoren.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 58-të me Trevoh Chalobah që shënoi për 3-0 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar i takimit.

Me këtë fitore, Chelsea e sheh veten në pozitën e dytë me tri pikë, ndërsa Crystal Palace në vendin e 19-të me zero pikë.

Në ndeshjen e radhës, Blutë luajnë në udhëtim te rivalët e Arsenalit, ndërsa Crystal Palace e pret Brentfordin.

ZYRTARE: Drita nuk ka të ndalur, prezanton Ardit Tahirin

Premier League nis me dhunë, huliganët sherr me karrige në mes të qytetit (VIDEO)