Chelsea do t’i transferojë edhe dy futbollistë të mëdhenj gjatë kësaj vere

Chelsea ka bërë njërin nga transferimet më të shtrenjta këtë afat kalimtar veror në Ligën Premier, duke rikthyer Romelu Lukakun në Londër.

Kampioni në fuqi i Evropës synon të bëjë të tjera transferime, por fillimisht ata duhet të shesin disa nga lojtarët.

Davide Zappacosta, Malang Sarr dhe Tiemoue Bakayoko janë tre lojtarët që do të largohen gjatë ditëve në vijim nga londinezët.

Përveç tre emrave të lartë përmendur nga klubi pritet të largohet edhe mbrojtësi Kurt Zouma i cili nuk shihet si titullar.

Nga largimi i këtyre lojtarëve, Chelsea do të bëjë vend edhe për dy afrime të reja, të cilët pritet të vijnë nga La Liga.

Mbrojtësi francez Jules Kounde është prioriteti kryesor i Thomas Tuchel për ta forcuar mbrojtjen.

Për të arritur deri te francezi, Chelsea duhet të shpenzojë mbi 60 milionë euro.

Ndërkohë emri tjetër në listën e londinezëve është ai i spanjollit Saul Niguez.

Edhe mesfushori i Atletico Madrid është dëshirë e Tuchel dhe mund të largohet nga kampionët e Spanjës për një shumë mbi 50 milionë euro.

Flet trajneri i ri i Ulpianës, Tetova: Do të luajmë të barabartë përballë çdo kundërshtari

Milot Rashica titullar kundër Manchester Cityt