Chelsea bëhet me shtëpi të re

Roman Abramovich ka vendosur të ndryshojë pamjen dhe hapësirën e stadiumit ” Stamford Bridge”.

Aktualisht impianti ka një kapacitet prej 42 mijë vëndësh, ndërsa me projektin e ri pritet të shkojë në 60 mijë. Rusi e bleu klubin londinez në vitin 2003 dhe vetëm në vitin 2013 Chelsea mori përgjigjen përfundimtare qe e lejonte ekipin të qendronte në ” Stamford Bridge”, kjo përgjigje i dha siguri Rusit për t’i dhënë një imazh tjetër shtëpisë së tyre. Dihet që paratë nuk janë problem për Abramovich këtë gjë e ka treguar në merkato duke bërë shpenzime të mëdha dhe nuk ka ndërmend të kursejë për shtëpine e re të Bluve të Londres.

Kostoja e stadiumit do të kapë shifrën e 500 milionë Paundve, e cila do të financohet 100% nga Abramovich. Në planin e realizuar stadiumi do të këtë një arkitekturë të ndërthurur midis modernes dhe antikes, madje për presidentin ajo do të jëtë katedralia e tifozëve të Chelsea. Gjatë kohës së ndërtimit të stadiumit, ekipi për tre sezone do të ketë dy opsione për të luajtur ndeshjet e kampionatit Anglez në Wembley dhe në Twickenham. Stadiumi do të ketë komplet një imazh tjetër nga ai që ka patur deri më tani.

Pjesa më e madhe e vendeve do të jenë në pjesën jugore,si dhe do të prishen dy hotele që ndodhen në këte zonë. I gjithë ky investim do t’i japë siguri Chelsea për të ardhmen, përsa i përket të ardhmes pritet që ta menaxhojë djali i Roman, 21-vjecari Arkadiy, të cilit i ati i ka injektuar dashurinë për klubin. Studio e cila është përzgjedhur për ndërtimin e stadiumit është një nga më të mirat në Londër. Stadiumi aktual është ndërtuar në vitin 1959 dhe  ky do të jëtë investimi më madhor i epokës Abramovich.