Chelsea assesi nuk e gjen rrugën drejt fitores, ndalet në barazim nga Brentfordi

Chelsea ka luajtur baras me rezultat 2-2 në udhëtim ndaj Brentfordit në kuadër të xhiros së 27-të në elitën e futbollit anglez.

Pjesa e parë u mbyll me avantazh minimal 1-0 të mysafirëve, ndonëse edhe Brentfordi pati një mundësi të mirë shënimi.

Chelsea mori epërsinë në minutën e 35-të, ku pas një harkimi fantastik të Malo Gustos, Nicolas Jackson shënoi me kokë për 0-1.

 

Brentfordi reagoi në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat në 1-1 me anë të Mads Roerslev Rasmussen i cili u gjend në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për ta çuar topin në rrjetë.

Ishte po ashtu Wissa (69’) ai i cili shënoi për 2-1 me një veprim akrobatik spektakolar, pasi me gërshërë i dha epërsinë ekipit të tij.

 

“Blutë e Londrës” reaguan duke barazuar shifrat në 2-2 me Alex Disasi (83’) i cili me kokë shënoi për 2-2 pas krosimit të Cole Palmer.

Deri në fund të takimit nuk pati më ndryshim të rezultatit dhe të dy ekipet u desh të pajtoheshin me nga një pikë.

Chelsea tani ka 36 pikë dhe pozicionohet në pozitën e dhjetë në renditjen tabelare, ndërsa xhiron e ardhshme do të jenë nikoqir të Newcastle./Gazeta Olle/

Verstappen nuk njeh limite, fiton me ‘lehtësi’ garën në Bahrain

Liverpooli merr fitore të rëndësishme që mund t’ia sjell titullin