Chateau de Bethusy, ‘shtëpia’ 322 vjeçare që vendos për fatin tonë

Chateau de Bethusy, atje dhe ku ndodhet selia e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lausanne të Zvicrës është ndërtuar para 322 vjetësh, më 1693, dhe atëherë ajo ishte një ndërtesë trekatëshe, shkruan ‘Sportal.al’.

Ajo është restauruar shumë herë dhe ka ndërruar vazhdimisht pronarë. Në vitin 1947 ajo u bë pronë e qytetit të Lausanne.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) është krijuar në vitin 1981 nën kujdesin e Juan Antonio Samaranch, ish-president i Komitetit Olimpik Ndërkomëbtar (IOC).

Në vitin 1983 u ratifikua zyrtarisht edhe statuti i CAS-it nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në sesionin e 86-të të tij të mbajtur në New Dehli (Indi) në mars 1983.

Në vitin 1986 u trajtua çështja e parë në CAS. Rekordi i çështjeve të regjistruara u arrit në vitin 2013 me 408 të tilla.

Nga viti 1986 dhe deri në vitin 2013 janë regjistruar 3553 çështje.

casi-dy