Charotte Hornets nuk ndalen

Vijon forma e shkëlqyer e Charlotte Hornets në NBA. Skuadra që ndodhet në pronësi të ish basketbollistit të famshëm Michael Jordan koleksionoi fitoren e 5-të radhazi pasi arriti të mundte brenda në Michigan, Detroit Pistons 108-101 duke u shkaktuar këtyre të fundit disfatën e 6-të rresht. Al Jefferson me 24 pikë 8 rebound dhe 3 asiste ishte ai që udhëhoqi Charlotte drejt një tjetër suksesi ndërkohë që Detroit-it nuk i mjaftoi paraqitja e mirë e Reggie Jackson që e mbylli sfidën me 25 pikë, 7 asiste dhe 7 rebound.

Në sfidat e tjera të NBA spikat fitorja e Oklahomës përballë Toronto Raptors me shifrat 108-104. Paraqitjet fantastike të Mvp-së së All Star Game, Rusell Westbrook tashmë nuk përbëjnë më lajm. Këtë herë ylli i City Thunder koleksionoi në total 30 pikë 17 asiste dhe 11 rebound. Një Monta Ellis në superformë udhëhoqi Dallas Mavericks drejt suksesit 100-93 përballë Los Angeles Lakers. Vazhdon të fitojë edhe Golden State Warriors. As Los Angeles Clippers nuk arriti të përballonte dot forcën e skuadrës së trajnerit Steve Kerr me Golden State që triumfoi me rezultatin 106-98.