Chamberlain mungon edhe dy javë

Arsenali e merr një lajm të keq në momentin kur po kalon formë fantastike në Premierligë, ku është bërë skuadra më në formë e xhirove të fundit.

Mesfushori-sulmues, Oxlande Chamberlain, do të mungojë edhe për dy javë tjera pas lëndimit të fundit.

Stafi mjekësor i klubit londinez e ka konfirmuar lajmin, duke thënë që Chamberlain do të kthehet përsëri këtë sezon, mirëpo duhet të ketë ekstra-kujdes, sepse lëndimi mund të rikthehet. /Gazeta Olle