Challandes shumë i lumtur me fitoren e Kosovës, tregon cili futbollist është shumë i rëndësishëm për ekipin

Kosova ka arritur fitoren e parë në ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”.

Dardanët kanë arritur fitore minimale 1-0, në udhëtim te Gjeorgjia, me golin e Vedat Muriqit në minutën e 18-të, shkruan Gazeta Olle.

Pas ndeshjes, Challandes foli për SuperSport Kosovën, ku edhe u shpreh i lumtur për fitoren e sotme.

“Po, është e qartë, futbolli tani nuk është të luash ashpër, është futboll grupor, të vrapojmë më shumë. Kjo na jep ndeshje të mirë, intesitet të mirë. Në këtë ndeshje ishte e rëndësishme të luajmë mirë taktikisht, të fitojmë sitautat një me një dhe duelet”, tha fillimit Challandes.

“Pastaj mund të luajmë dhe ne kemi futbollistë që mund të luajnë. Është shumë pozitive, Dreshevici ka luajtur një ndeshje shumë të mirë, është shumë i rëndësishëm për ne, në mënyrën si luajmë ne është shumë i rëndësishëm.  Për Lirim Kastrati, ai ka pasur dy ditë të vështira për shkak të transferimit. Por, ai ka dashur të luajë dhe për fat të keq nuk shënoi gol, por zhvilloi një ndeshje shumë të mirë”, përfundoi Challandes.

/Gazeta Olle/

Kosova merr fitore të madhe ndaj Gjeorgjisë, siguron tri pikët e para në grup

Ky është komenti i Lirim Kastratit pasi e humbi rastin ideal i vetëm para portierit