Challandes pritej të bëhej trajner i Zvicrës, por helvetët e gjejnë zëvendësuesin e Petkoviç

Pas largimit të Vladimir Petkoviç në krye të bankinës së Kombëtares së Zvicrën, do të jetë tekniku turk i FC Schaffhausen, Murat Yakin, ai që do të zëvendësojë 57 vjeçarin.

Sipas mediave gjermane, Federata Zvicerane e Futbollit do ta zyrtarizojë këtë lajm javën e ardhshme.

Kontrata pritet të shkruhet të hënën në mëngjes dhe menjëherë do të fillohen përgatitjet për ndeshjet e shtatorit.

Ky lajm shuan thashethemet e fundit që flisnin për një marrëveshje me Federatës së Zvicrës dhe trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes.

Swiss team: according to Blick, Murat Yakin will succeed Vladimir Petkovic – rts.ch

Zvicerani do të vazhdojë të jetë në krye të Kosovës, të paktën në përballjen ndaj Gjeorgjisë dhe Greqisë.

Teuta i jep lamtumirën edhe një kampioni, ka pranuar ofertën e Gjilanit

Armando Broja i gatshëm të huazohet te klubi i njohur në Ligën Premier