Challandes para ndeshjes me Suedinë: Do të jetë shumë e vështirë për ne

Kosova nesër e zhvillon ndeshjen ndaj Suedisë, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”.

Kryetrajneri Bernard Challandes dhe portier Aro Muric janë paraqitur në konferencë për media, shkruan Gazeta Olle.

Challandes në konferencën për shtyp ka theksuar se Kosova do të luajnë një ndeshje mjaft të vështirë ndaj Suedisë.

“Do të luajmë ndaj një kundërshtari të fortë si Suedia. Do të jetë shumë e vështirë për ne, pasi këtë ata e kanë konfirmuar për një kohë të gjatë, kemi pasur raste kur Suedia ka mposhtur skuadra të medha, sikur Italia dhe presim qe te kemi një kundershtar të fortë, pasi luajnë në mënyrë të fortë fizike, por ka edhe futbollistë individual që mund të bëjnë diferencë të madhe, sidomos në repartin sulmues”.

I pyetur se çfare ndeshje e pret për ketë ndeshje Kosovën dhe si e shihni Suedinë pa Ibran, zëvendës menaxheri, Bajram Shala u përgjigj:

“Me apo pa Ibrën, Suedia mbetet e fortë dhe do të shohim mënyrën e të luajturit tek ta, por ne do të vazhdojmë të luajmë lojën tonë.”

/Gazeta Olle/

FC Ferizaj krijon bashkëpunim me dy klubet e mëdha gjermane

Muric: Me apo pa Ibrahimovicin, Suedia mbetet skuadër shumë e fortë