Challandes: Nuk mendoj për kualifikimin në Kupën e Botës

Bernard Challandes ka folur në konferencë për media para ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka insistuar se “Dardanët” duhet ta ndërrojnë mentalitetin, dhe ky do të jetë fokusi i tij gjatë këtij grumbullimi.

“Ajo që më intereson mua, është progresi i ekipit. Nuk e kam mendjen te kualifikimi në Kampionatin Botëror, por kam në mendje për të shënuar progres me ekipin. Në mendjen time, është vetëm ndeshje me Gjeorgjinë dhe duhet të reagojmë për të dëshmuar se kemi bërë progres”.

“Sa i përket mentalitetit, ky është ndryshimi i parë që na duhet. Ka tri vite që jam në krye të Kosovës dhe është e qartë që jam i pakënaqur në këtë aspekt, dhe për këtë arsye jam fokusuar te ndryshimi i mentalitetit”.

“Falë mentalitetit, edhe Italia arriti të triumfoj në Evropian pas dështimit në Botërorin e Rusisë. Mancini ndryshimin e parë në ekip që e ka bërë ishte ndryshimi i mentalitetit”, tha Challandes.

Challandes: Nëse nuk e ndërrojmë mentalitetin, atëherë do të kemi probleme!

Challandes tha se Berisha kërkoi garancion për të ardhur tek Kosova, reagon lojtari