Challandes: Nëse nuk e ndërrojmë mentalitetin, atëherë do të kemi probleme!

Bernard Challandes ka folur në konferencë për media para ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës

Trajneri i Kosovës ka theksuar se mbrenda skuadrës duhet të ndryshohet mentalitet dhe nëse kjo nuk ndodh atëherë do të ketë probleme të mëdha.

“Kemi parë “Euro 2020″ dhe aty nuk ka qenë ana taktike apo fizike, por mentaliteti i skuadrës dhe kjo na duhet edhe neve, në rast se nuk ndryshojmë mentalitet menjëherë atëherë do të kemi probleme”, tha Challandes.

Përgatitjet për ndeshjet kualifikuese Kosova do t’i nis sot, ndërsa ndeshjen e parë do ta zhvilloj me datë 2 qershor në udhëtim ndaj Gjeorgjisë, nga ora 18:00.

Igli Tare tenton afrimin e madh te Lazio

Challandes: Nuk mendoj për kualifikimin në Kupën e Botës