Challandes konfirmon se futbollisti i rëndësishëm i Kosovës është i gatshëm për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë

Pas humbjes nga Suedia, Kosova rikthehet në “Fadil Vokrri”, ku do të përballet me Gjeorgjinë.

Në konferencë për media para ndeshjes së nesërme, janë paraqitur përzgjedhësi Bernard Challandes dhe sulmuesi Vedat Muriqi, shkruan Gazeta Olle.

Fillimisht tekniku zviceran foli për ndeshjen ndaj Suedisë, ku e pranoi se nuk është i kënaqur me paraqitjen që bën futbollistët në atë takim, por shpreson se ato gabime do t’i anulojnë.

“Nuk mund të them se jam i kënaqur me paraqitjen që ka pasur ekipi ynë. Kemi biseduar me futbollistët dhe besoj e shpresoj që do t’i eliminojmë ato gabime që kemi pasur për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë”

Tutje trajneri zviceran ka folur edhe për gjendjen e sulmuesit Lirim Kastrati, duke thënë se ai është rikthim nga lëndimi dhe është i gatshëm për sfidën ndaj Gjeorgjisë.

“Sa i përket Lirim Kastratit është 100 për qind i gatshëm dhe është pjesë e ekipit për ndeshjen e nesërme”, tha Chllandes.

Ndeshja ndaj Gjeorgjisë zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45.

Muriqi para ndeshjes ndaj Gjeorgjisë: Nesër do marrim fitoren e shumëpritur

Gjimshiti operohet me sukses, ja sa do mungojë