Challandes flet për situatën e Muriqit: Ai nuk është një problem për Kosovën

Bernard Challandes në konferencë për media para dy ndeshjeve të shtatorit ka folur edhe rreth disa lojtarëve që nuk po luajnë shumë te skuadrat e tyre aktuale.

Trajneri i Kosovës është pyetur rreth situatës së Vedat Muriqit te Lazios, duke thënë se tashmë të gjithë e dinë se çfarë mund të bëjë dhe në ekipin e Dardanëve ai e ka dëshmuar tashmë.

“Vedat Muriqi? Ai ka luajtur në Ligën e Evropës me Lazion për një orë dhe në pjesën më të madhe në takimin e djeshëm”, ka potencuar Challandes.

“Nuk është se Muriqi po ka hapësirë, por ai është një lojtar tjetër te ekipi i Kosovës dhe është në gjendje të tregojë se çfarë mund të bëjë”.

“Në të kaluarën e kemi parë se çfarë mund të bëjë dhe ne presim një gjë të tillë edhe tani se çfarë duhet të bëjë dhe të ndihmojë ekipin”, ka shtuar më tej trajneri i Dardanëve.

Challandes: Ndaj Spanjës është ndeshja më e mirë qëkur jam te Kosova

Babai i Furyt: Wilder do të copëtohet, do të jetë natë e mirë për ata që e duan gjakun