Challandes e bën krahasimin në mes të Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Gjeorgjisë

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes dhe futbollisti Elbasan Rashani, kanë mbajtur konferencë para gazetarëve pas akomodimit në Batumi, një ditë para ndeshjes me Gjeorgjinë.

Përzgjedhësi Challandes tha se të dy ekipet i sheh si shumë të përafërta, ku edhe gjenden në një grup të vështirë ndaj kombëtareve si Spanja, Suedia dhe Greqia, shkruan Gazeta Olle.

”Mendoj se jemi dy skuadra shumë të përafërta. Loja e Kosovës këtu do të jetë shumë e vështirë,” tha fillimisht ai.

”Ndeshja pa spektatorë nuk është e mirë për ne dhe në veçanti për lojtarët, por ne duhet ta pranojmë këtë situatë. Mirëpo, futbolli për mua është ajo që bëjmë në fushë por me fansat. Jam i trishtë që duhet të luajmë pa spektatorë, por në këtë kohë nuk është e lehtë për shumë njerëz”, përfundoi Challandes.

Ndeshja në mes të Gjeorgjisë dhe Kosovë zhillohet nesër me fillim nga ora 18:00, në stadiumin “Batumi Arena”.

/Gazeta Olle/

A do të ketë tifozë në “Fadil Vokrri” për ndeshjet e Kosovës? Flet Lulzim Berisha, kryetari i “Dardanëve”

Rashani para ndeshjes me Gjeorgjinë: Unë jam duke kaluar formë të mirë dhe jam gati për fitore, ashtu siç janë edhe pjesa tjetër e ekipit