Skuadra e Betisit ka fituar ndeshjen ndaj Mallorcas me rezultatin 2:1.
Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi luajti në këtë përballje për 90 minuta, ku edhe gjeti golin e vetëm për skuadrën e tij, shkruanGazetaBlic Sport.
Muriqi tashmë është bërë titullar i padiskutueshëm tek klubi spanjoll, por edhe lojtar deçiziv për një kohë shumë të shkurtër.
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës në tri ndeshjet e luajtura deri më tani me klubin e ri, Mallorca – ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një herë.
Kujtojmë se Muriqi u huazua tek Mallorca në fund të merkatos së janarit, duke u larguar nga Lazio, ku nuk kishte fare minutazh.
Pak minuta më parë, faqja zyrtare e La Ligas në Twitter ka publikuar dy fotografi të Muriqit, duke shkruar:
“Muriqi në La Liga… 3 ndeshje, 2 gola, 1 asist. Çfarë transferimi, Mallorca”, shkruan La Liga.
Ja postimi:
📌 @MuriqiVedat in #LaLigaSantander…
▪️ 3 games
▪️ 2 goals
▪️ 1 assistWhat a signing, @RCD_Mallorca! 🏴☠️#RealBetisRCDMallorca pic.twitter.com/xmVuO92TlW
— LALIGA English (@LaLigaEN) February 20, 2022