Çfarë thotë Sermaxhaj për fitoret e Prishtinës në miqësore

Trajnerin e Prishtinës, Sami Sermaxhaj, dy fitoret e arritura në miqësore, nuk e mashtrojnë. Ai megjithatë vlerëson se ekipi ka nisur të komponohet më mirë për dallim nga ndeshjet kampionale.

Për ekipin “bardhekaltër” ndeshja me Lirinë e zhvilluar në Prizren ishte edhe e fundit e këtij viti. Njëjtë ishte edhe për Lirinë që ka përfunduar e nënta.

“Rezultatet në këso ndeshje nuk janë në plan të parë. Për ne janë ndeshje më shumë për ta ruajtur formën. E rëndësishme ka qenë që t’i testojmë lojtarët që kanë pasur më pak hapësirë gjatë kampionatit. Në aspektin sportiv këto fitore ndikojnë pozitivisht, por them se me këto ndeshje ruhet forma. Ekipi ka filluar të komponohet më mirë”, ka thënë Sermaxhaj.