Çfarë thotë Armand Duka për pranimin e Kosovës në UEFA, largimin eventual të kosovarëve nga Shqipëria dhe Donis Avdiajn?

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka mendon se Kosova do të pranohet në vitin 2016 në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian, UEFA. “Me 26 mars 2016 në Kongresin e UEFA-s, do të votohet pro Kosovës. Nuk besoj se do të mund të luaj në kualifikimet për Kampionatin Botëror (2018), pasi shorti hidhet në korrik por vetëm në evropianin e vitit 2020”, ka thënë Armand Duka në emisionin ‘Opinion’ në Klan.

Ai u përgjigj edhe në pyetjen se a do të largohet ndonjë lojtarë kosovarë nga Shqipëria, kur të pranohet Kosova. “Asnjë lojtarë nga grupi aktual nuk largohet”.

I pari i futbollit shqiptar foli edhe për talentin kosovar të Sturm Grazit, Donis Avdiaj i huazuar nga Schalke në ekipin austriak. “Avdiaj nuk ka arritur të luaj me Schalken, dhe është huazuar në Austri. Ka shumë talent ky futbollist”, ka deklaruar ndër të tjera Armand Duka.