Çfarë po pret Gani Sejdiu nga ndeshja me Trepçën?

Ekipi nga Drenasi, Feronikeli nuk ka të ndalur.

Kur kanë kaluar 18-xhiro në elitën e futbollit kosovar Feronikeli , ‘stacionohet’ në vendin e parë me 34 pikë, tri më shumë se Prishtina që ndodhet e dyta.

Ndeshjen e radhës, hapëse të javës së 19-të, Feronikeli i zhvillon në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë me ç’rast sfidon Trepçën që po kalon formë jo të mirë. Para ndeshjes flet trajneri i Feronikelit, Gani Sejdiu. “Do të jetë një ndeshje e vështirë për ne dhe shumë e rëndësishme. Me fitore eventuale mund shumë lehtë që ta përfundojmë fazën e dytë në vendin e parë, që është edhe synimi jonë.

Ne jemi përgatitur në çdo aspekt maksimalisht, dhe pres nga ekipi që të reflektojë disiplinë taktike dhe cilësi, dhe ta përfundojmë në mënyrën më të mirë këtë takim”, ka thënë Gani Sejdiu për faqen e klubit.

Ndryshe,Sejdiu vite më parë e ka arritur titullin e kampionit me Trepçën.