Çfarë po bën David Luiz?

Në ndeshjen e Paris Saint-Germain dhe Chelseat, e zhvilluar sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve mbrojtësi brazilian David Luiz, ishte protagonist i një gjesti qesharak në këtë takim.

Pas një goditje dënimi Luiz, ishte afruar prapa sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq, duke dhënë një skenë të pahijshme. Me të përfunduar ndeshja fotoja e bërë me Luiz dhe Ibrahimoviq, ka filluar të qarkulloj në rrjetet sociale me të madhe, transmeton ‘tribuna’.