Çfarë masa ka marrë Istogu para ndeshjes me Besën?

 

Besa – Istogu, është sfida dukagjinase, që zhvillohet të dielën në “Shahin Haxhiislami” të Pejës. Takimi është i vlefshëm për javën 22 të Raiffeisen Superligës.

Derisa lojtarët e Besës po ironizojnë me video e deklarata, ata të Istogut e kanë të ndaluar nga drejtuesit e klubit. “Për këtë lojë na kanë ndaluar për të mos dhënë deklarata. Më vjen keq”, tha sulmuesi Granit Arifaj për GazetaOlle.com.

Ndërkohë, njësoj nuk u shpreh edhe Suad Saliagiq, i cili dha deklaratë. “Çdo rezultat përveç humbjes është i mirë për neve, kështu që synimet janë mos me humbur lojën”, tha Saliagiq. (Gazeta Olle)