Çfarë interesimi, shiten të gjitha biletat

Ndeshja ndërmjet Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtinës, do të mbahet mend për një rekord.

Interesimi i madh i tifozëve vendas “Xhebrailat”  ka bërë që të gjitha bileta për këtë ndeshje të shiten një ditë para ndeshjes, gjë që ndodh shumë rralë në Kosovë, për të mos thënë asnjëherë.

Në Suharekë është një entuziazëm i madh pasi që vendasit javë më parë mposhtën edhe Pejën, ndërsa janë në garë për një vend që dërgon në ‘Final Four’ dhe janë në luftë me Trepçën.

Ylli nuk e di se çfarë është humbja në vitin 2015 pasi kanë shtatë fitore nga shtatë ndeshje.  

Ndeshja fillon në ora 19:00.