Çfarë i nevojitet Ballkanit për të kaluar në fazën tjetër në Ligën e Konferencës?

Ballkani luan sot (e enjte) ndeshjen e fundit të grupeve të Ligës së Konferencës për sezonin 2023/24, ku përball do të ketë Dinamo Zagrebin.

Pasi çekët e Viktoria Plzen e ka siguruar vendin e parë në Grupin C, tri skuadra e tjera janë në garë për pozitën e dytë.

Ekipi i Ilir Dajës vjen nga një formë jo e mirë në Evropë me dy humbje dhe një barazim nga tri ndeshjet e fundit, por synon befasinë e madhe, pasi me një fitore mund të kualifikohet në fazën tjetër.

Megjithatë, kualifikimi nuk është në duart e Ballkanit, pasi edhe nëse fiton i duhet që Plzeni të mos mposhtet në shtëpi nga Astana.

Pra një fitore e Ballkanit dhe një humbje ose barazim i Astanas do t’i shihte kampionët tanë në fazën tjetër të Ligës së Konferencës.

Kjo pasi Ballkani dhe Astana kanë nga 4 pikë, ku ekipi kazak të gjitha pikët i ka fituar ndaj skuadrës tonë, dhe nëse të dy ekipet do të kishin pikët e barabarta, atëherë Astana do të kalonte tutje.

Në anën tjetër, vendasit nga Zagrebi gjithashtu duan ta konfirmojnë veten në raundin tjetër dhe një barazim do të ishte i mjaftueshëm për të siguruar vendin e dytë në grup.

Viktori Plzen aktualisht ka 15 pikë, Dinamo Zagreb ka 6 pikë, Astana dh Ballkani nga 4 pikë.

Ndeshjet e sotme të Grupit C do të zhvillohet nga ora 21:00.

Standings provided by Sofascore

Dita e ndeshjes: Ballkani luan për kalimin e grupit ndaj Dinamo Zagrebit

Gazeta spanjolle “AS”: Roberto Moreno nuk e pranon orfertën e Kosovës, shkon në Rusi