Çfarë i ka bërë Besa fushës së stadiumit?

Derisa fushat e shumë stadiumeve të Superligës janë në gjendje të keqe, një gjë e tillë duket se nuk vlen edhe për “Shahin Haxhiislamin” e Pejës. Trajneri i Besës, Arbnor Morina, ka treguar në ‘KTV’ se sa ka punuar klubi për këtë fushë.

“Në Pejë është bërë një punë e madhe. Menjëherë pas ndeshjes së fundit në vjeshtë pas Vëllaznimit, fusha është shpu, është ajrosur , është qitur plehu dhe më pas është hedhur një zall i imtë. E kemi ruajtur shumë dhe besoj që është në një gjendje të mirë. Kjo nuk vlen edhe në stadiumet tjera dhe këto gjëra nuk i lënë gjërat që të shkojnë ashtu siç mendojmë ne”, ka thënë Morina. /Gazeta Olle