Elvis Rexhbeçaj e ka nisur për mrekulli sezonin e ri në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.
Mesfushori me prejardhje nga Kosova ka realizuar një gol spektakolar në ndeshjen mes skuadrës së tij Augsburg dhe Borussia Moenchegladbach.
Pjesa e parë ka përfunduar 3-3, derisa golin e parë për Augsburgun e realizoi mesfushori kosovar.
O Augsburg vai perdendo já por 3×1, mas que pancada de Elvis Rexhbecaj no gol do time da casa! 😮 pic.twitter.com/Y89GIaJ2xj
— 𝑵𝒐𝒔𝒔𝒐 𝑭𝒖𝒕𝒆𝒃𝒐𝒍 (@NossoFutebol__) August 19, 2023
Ishte minuta e 29-të e ndeshjes, kur Rexhbeçaj realizoi një gol spektakolar nga distanca me një gjuajtje tejet të fuqishme për 1-2.
Ky ishte goli i parë këtë edicion për Rexhbeçajn, derisa për Augsburgun titullar është edhe sulmuesi kosovar Mërgim Berisha. /Gazeta Olle/