Aston Villa dhe Liverpooli po luajnë përballë njëra-tjetrës në kuadër të javës së 37-të në elitën e futbollit anglez.
Liverpooli mori avantazhin i pari falë një gabimi trashanik nga Emiliano Martinez i cili nuk arriti ta ndalojë siç duhet goditjen e njërit prej lojtarëve kundërshtar.
Aston Villa arriti që të barazojë rezultatin diku rreth dhjetë minuta më vonë përmes Youri Tielemans i cili shënoi për 1-1 pas asistimit nga Ollie Watkins.
Rezultati momental i takimit është 2-1 në të mirë të Liverpoolit ku epërsinë mysafirëve ia dhuroi goli i Cody Gakpo.
Vendasit në këtë takim kanë hyrë pa presion pasi tashmë kanë siguruar një vend në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm./Telegrafi/