Çfarë fitore të madhe po ‘ëndërrojnë’ bullgarët ndaj Prishtinës?

Sigal Prishtina i bënë nesër konak bullgarëve të Rilski Sportist, në ndeshjen që zhvillohet në kuadër të grupit D të Ligës Ballkanike.

Kjo sfidë është e vlefshme për pozitën dy. Bullgarët ëndërrojnë fitore të madhe.

Sipas faqes zyrtare të Balkan Leagues, Rilski udhëton në kryeqytetin kosovar për të synuar fitore me më shumë se 24 pikë dallim.

Ndërkohë, Prishtina ëshë më e relaksuar, pasi ka mposhtur Rilskin në përballjen e parë mes veti. Madje, edhe nëse humbin bardhekaltërit, në më pak se 23 pikë dallim, ata kanë edhe gjasa të mira për pozitën e dytë. Vendi i parë është siguruar nga Kozhuvi. (Gazeta Olle)