Çfarë fitore në minutën e 121-të, Interi mposhtë Juventusin dhe fiton Superkupën e Italisë

Interi ka triumfuar përballë Juventusit në Derby d’Italia (2-1) për Superkupën e Italisë duke fituar me një realizim të vonshëm pas vazhdimeve.

Ishte një gjysmë e parë dinamike, në të cilën u realizuan dy gola – nga një për secilën skuadër.

Ishin mysafirët ata që realizuan të parët përmes Weston McKennie (25’), i cili realizoi me kokë pas një harkimi të mirë nga Alvaro Morata.

Vendasit e barazuan rezultatin përmes Lautaro Martinez nga penalltia (35’), pas një ndërhyrje të gabuar të Mattia De Sciglio në Edin Dzeko.

Bianconerët e nisën më mirë fraksionin e dytë duke rrezikuar përmes Federico Bernardeschi, ndërsa në vazhdim Nerazzurët e kthyen lojën në favor të tyre duke tentuar me anë të Denzel Dumfries e Alexis Sanchez.

Dhe kur po përfundonin vazhdimet, Alexis Sanchez e shënoi golin e nokautit që ia siguroi Interit Superkupën e Italisë për këtë vit.
https://twitter.com/PointsBetUSA/status/1481394448839761921?s=20

Mbrojtësi i njohur largohet nga Trepça ’89

Mediat në Shqipëria: Denison ka shkëputur kontratën me Drenicën, kalon te Dinamo