Çfarë ëndrre ka Nasri?

Samir Nasri ka deklaruar se dëshiron të ndjek rrugën e disa yjeve të futbollit botërorë, të cilët kanë zgjdhur të vazhdojnë karrierën e tyre në Major League Soccer, SHBA.

Francezi i Manchester City-t ka përgënjeshtruar një rikthim te ekipi i tij i parë Marseille.

“Marseille është i vetmi ekip me të cilin mund të luaj në Francë, por kjo nuk besoj se është e mundur. Ëndrra ime është që të luaj në Amerikë, sepse unë e dua stilin e jetës në atë vend”, ka thënë Samir Nasri.