Çfarë do të ndodh me lojtarët që mbeten pa klub?

Afati kalimtar për futbollistë është mbyllur sot, derisa shumë lojtarë të njohur kanë mbetur pa klube.

Zyrtari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Adem Qollakaj, ka sqaruar për Gazetën Olle situatën e lojtarëve pa klub.

“Lojtarët që kanë pasur kontrata deri në verë me klubet amë llogariten lojtarë profesionistë dhe mund të bëhen me klub edhe pas afatit kalimtar”, tha Qollakaj.

Mirëpo, e njëjta gjë nuk ndodh edhe me lojtarët që nuk kanë pasur kontrata.

“Ata që nuk kanë pasur kontratë me klubin amë, ata llogariten amatorë dhe nuk mund të bëhen me klub pas afatit kalimtar”, shtoi Qollakaj për Gazetën Olle.

101 kërkesa për regjistrime të futbollistëve u bënë në FFK gjatë afatit kalimtar të verës.