Çfarë do të bëjë sot Mourinho pas veprimit racist të tifozëve të Chelsesat?

Sipas medieve angleze, Jose Mourinho do të dënojë ashpër veprimin racist të tifozëve të Chelseat në Paris, ku nuk e lejuan një person me ngjyrë që të futet në metro, transmeton Gazeta Olle. 

Pasi që edhe Chelsea me një komunikatë zyrtare e dënoi aktin racist, sipas “Mirror” sot do të vjen edhe reagimi i trajnerit portugez.

Ndryshe, ngjarja e shumëpërfolur ndodhi në një stacion treni në Paris, ku tifozët e Chelseat nuk e lanë një person me ngjyrë që të futet në metro, duke kënduar këngë pro racizmit. /Gazeta Olle