‘Çështja Parma’, flet presidenti i federatës

Falementimi i mundshëm i Parmës, mund të prishë garën në Serinë A. Këtij skenari i druhen më shumë në futbollit italian, por është presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavechio, që siguron se nuk do të ketë shtrëmbërim të garës, pasi Liga e futbollit do të bëjë të pamundurën për të mos e prishur produktin e saj.

“Të gjithë kanë përgjegjësi, është e kotë të kërkojmë të gjejmë fajtorët. Unë besoj se kampionati nuk do të falsifikohet. Liga do të bëjë të pamundurën për të mos e shkatërruar produktin e futbollit. Nuk mendoj se do të ketë shtrembërim të garës në kampionat”.

Çështja “Parma”, është një precedent që nuk duhet të përsëritet, por për të shmangur trauma të tilla në të ardhmen, sipas Tavecchios duhen marrë masat e nevojshme ende pa nisur gara.

“Në këtë moment duhet të reflektojmë për atë që po ndodh, duhet të bëjmë gjithcka që të mos përsëritet. Diskutimet mbi cështjen e Parmës janë më shumë një problem gjyqësor sesa sportiv. Mendoj se do të ketë progrese dhe ne do të arrijmë të kuptojmë sesi t’i rregullojmë cështjen ekonomike dhe bilancin. Nuk mund të pranojmë licencimin e skuadrave që nuk kanë kapacitet likujdues. Kjo cështje do të diskutohet së shpejti edhe në federatë.”

Futbollistët e Parmës po përgatisin të gjitha procedurës, që pas të hënës ta cojnë cështjen në gjykatë, për të përshpejtuar fallimentimin e klubit emilian.