Çështja Ozil, Wenger e injoron keq Scholesin

Arsene Wenger e ka mbrojtur yllin e skuadrës së Arsenalit, Mesut Ozil, pas kritikave të mëdha që i ka marrë mesfushori turko-gjerman nga ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Paul Scholes.

“Unë mendoj që edhe vetë Paul Scholes do të kishte dashur të luajë me Mesut Ozil.  Ajo ishte një deklaratë e gabuar. Ozil është një lojtar i madh dhe po punon shumë”, ka deklaruar trajneri i Arsenalit për mediet angleze.

Ndryshe, këtë stinor Ozil ka shënuar ngritje të lehtë të formës, pas kritikave të mëdha që i ka marrë për sezonin e kaluar.