Çështja e Gjykatës, ‘një minutë heshtje’ në Serbi

Seanca dëgjimore e Cas gjeti një pasqyrim të gjerë në mediat shqiptare dhe në ato ndërkombëtare, aq sa dhe në Zelandën e Re, gazeta Herald Tribune pasqyroi atë që kishte ndodhur në selinë e Gjykastës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë por ajo që bën çudi është heshtja totale e mediave serbe për këtë çështje.

Ndryshe nga ç’jemi mësuar zakonisht, me mediat serbe që nxitojnë të komentojnë të tilla situata dhe të nxjerrin madje dhe përfundime, siç dhe ndodhi pas ngjarjeve të ndeshjes së 14 Tetorit por dhe vendimi të organeve të drejtësisë sportive në Uefa, këtë herë mediat e vendit ballkanas e kanë kaluar pothuajse në heshtje procesin e CAS. Në fakt, kjo u vu re që të Enjten, në ditën e seancës dëgjimore të Serbisë, ku lajmi u pasqyrua pak ose aspak.

Ndërkohë që dhe të Premten por dhe këtë të Shtunë, mediat e mëdha si Kurir apo Blic nuk e kanë raportuar këtë ngjarje. Një mungesë interesimi që duket paradoksale duke qenë se pas ndeshjes së 14 Tetorit të gjitha mediat e shkruara, elektronike por dhe vizive nxituan të pasqyronin ngjarjen, aq sa informimi për çështjen e CAS u bë i parëndësishëm për to.