Cesana i jep 51 mijë euro Parmas për Defrel

Cesena ka fituar vëmendjen mediatike në Itali me gjestin fisnik ndaj Parmës pasi i ka dhuruar asaj 51 mijë euro për lojtarin Defrel.

Pavarësisht se Parma ka falimentuar, Cesena ka vendosur që përseri t’i prezantojë zarfin me këtë shumë për Gregoire Defrel sulmuesin francez që është në bashkëpronësi të të dyja klubeve.

E veçanta që ka tërhequr vëmendjen është se këto para do shkojnë për punonjësit që kanë humbur vendin e punës pas falimentimit të Parmës.

Defrel e ka të ardhmën largë Cesenës pasi francezi është i kërkuar nga disa ekipe në Itali por edhe nga skuadra të huaja, dhe në ditët në vijim do të shitet për një shifër të lartë 6 deri në 7 milion euro.